15:49 / E Martë, 18 Korrik 2023 / S Z

Bayern Munchen zyrtarizon drejtorin e ri sportiv

Bayern ka emëruar Christoph Freund si drejtorin e ri sportiv të klubit.

46-vjeçari austriak do t’i bashkohet kampionëve rekord gjermanë nga Red Bull Salzburg, ku aktualisht mban të njëjtin pozicion. Freund do të nis punën nga 1 shtatori i këtij viti.

“Ne jemi të kënaqur që kemi qenë në gjendje të sjellim një drejtor sportiv kaq me përvojë dhe të suksesshëm për FC Bayern. Ne jemi të bindur se ai është personi i duhur për të forcuar ekipin nga ardhmja, së bashku me ekipin, trajnerin Thomas Tuchel dhe drejtorin teknik Marco Neppe” thuhet në njoftimin e Bayern.c

“Pas bisedimeve me drejtuesit e FC Bayern, ishte e qartë për mua që doja ta pranoja këtë sfidë të re. Mezi pres të jap gjithçka që mundem, me gjithë energjinë dhe pasionin tim, nga 1 shtatori e tutje. , për të siguruar që ky klub të vazhdojë të jetë kaq i suksesshëm në aspektin sportiv në të ardhmen, që të vazhdojë të jetë në mesin e ekipeve më të mira në botë dhe të frymëzojë tifozët e tij me futboll tërheqës. Për mua është e rëndësishme që një klub të ketë një identitet , dhe kjo është ajo që përfaqëson FC Bayern” ka thë Freund./Indeksonline/