75 Mall Live Search
22:34 / E Premte, 06 Mars 2026 / Gj Sh

Bayern Munich ec sigurt drejt titullit, fiton bindshëm ndaj Monchengladbach

Bayern Munich ka marr tre pikë të reja në Bundesligë.

Skuadra bavareze shënoi fitore ndaj Borusia Monchengladbach në ”Allianz Arena”, me rezultat të thellë, 4-1, shkruan IndeksOnline.

Serin e golave e hapi Luis Diaz, i cili shënoi pas 33-minutave lojë.

Pak para fundit të pjesës së parë, Konard Laimer dyfishoi shifrat, në 45+1.

Jamal Musiala vulosi fitoren në minutën e 57-të, pasi u tregua i sakt nga penalltia, derisa Nicolas Jackson shënoi golin e katërt, në minutën e 79-të.

Pas 25 xhirove, Bayern Munich kryson tabelën e Bundesligës, me 66 pikë, 14 më shumë se Borusia Dortmund.

Në anën tjetër, Monchengladbach renditet në venidn e 12-të, me 25 pikë të grumbulluara./IndeksOnline/