75 Mall Live Search
22:56 / E Mërkurë, 12 Shkurt 2025 / Gj. Sh

Bayern Munich fiton përballjen e parë ndaj Celtic në Ligën e Kampionëve

Bayern Munich ka shënuar fitore si mysafire e Celtic, në përballjen e parë të play-offit të Ligës së Kampionëve.

Skuadra gjermane fitoi me rezultat 1-2, duke qënë një hap larg kulifikimit në 1/8 e finales, shkruan IndeksOnline.

Bayern kishte epërsinë që nga fundi i pjesës së parë, kur Michael Olise shënoi në minutën e 45-të.

Me të nisur pjesa e dytë, Harry kane dyfishoi rezultatin me golin e shënuar në minutën e 49-të.

Golin e nderit për Celtic e shënoi Daizen Maeda, në minutën e 79-të.

Me këtë rezultat Bayern Munich ka mundësi të madhe për të kaluar në raundin tjetër, pasi ndeshja e kthimit zhvillohet javen e ardhshme në ”Allianz Arena”./IndeksOnline/