75 Mall Live Search
22:38 / E Premte, 28 Shkurt 2025 / Gj. Sh

Bayern Munich merr tre pikë të reja, shkon me hapa të sigurt drejt titullit

Bayern Munich ka marr tre pikë të reja dhe po shkon me hapa të sigurt drejt titullit të Bundesligës.

Në ndeshjen e vlefshme për javën e 24-të, ”Bavarezët” shënuan fitore në udhëtim ndaj Stuttgartit, me rezultat 1-3, shkruan IndeksOnline.

Skuadra vendase kaloi e para në epërsi, pasi Angelo Stiller shënoi në minutën e 34-të.

Në fund të pjesës së parë, Michael Olise barazoi shifrat në 1-1, në minutën e 45-të.

Leon Goretzka e kaloi Bayernin në epërsi, me golin e shënuar në minutën e 64-të, ndërsa Kingsley Coman shënoi golin e sigurisë, në minutën e 90-të.

Me këtë fitore, Bayern shkon në kuotën e 61 pikëve dhe është lider i Bundesligës, me 11 pikë para Bayer Leverkusenit.

Në anën tjetër, Stuttgart ka 36 pikë dhe renditet në vendin e 36-të./IndeksOnline/