75 Mall Live Search
23:14 / E Premte, 17 Janar 2025 / Gj. Sh

Bayern Munich përmirëson situatën me Alphonso Davies, gati kontratën e re

Ishte raportuar se Alphonso Davies do të largohej nga Bayern Munich, në drejtim të Real Madridit, por duket se gjërat tashmë kanë ndryshuar.

Lajmet e fundit nga Gjermania thonë se klubi bavarez po punon për të zgjatur kontratë me mbrojtësin kanadez, shkruan IndeksOnline.

Bayern përmirësoi propozimin e tyre për të bërë marrëveshje të re me Alphonso Devies.

Gjatë takimit me agjentin e lojtarit, klubi bavarez ka pasur propozim për përmirësimin e kushteve financiare.

Pas kësaj, Bayern është optimist për të përfunduar detajet përfundimtare dhe për të bërë marrëveshjen e re rreth kontratës së Davies./IndeksOnline/