14:30 / E Mërkurë, 10 Janar 2024 / Gj. Sh

Bayern Munich-u në bisedime për të nënshkruar me Dier

Bayern Munich është në bisedime me Tottenham Hotspur për transferimin e Eric Dier.

Ky interesim vjen pas afrimit të Radu Dragusin nga Genoa, gjë që komplikon edhe më shumë vendin në formacion startues për anglezin.

Tuchel, synon që të sjellë gjatë këtij afati kalimtar një mbrojtës dhe një mesfushor defansiv dhe 29-vjeçari paraqet një zgjidhje  të mirë taktike pasi mund të luajë në të dyja pozicionet.

Dier ishte dikur thelbi i një brezi të ri emocionues në Spurs dhe Angli, por karriera e tij ka ngecur në vitet e fundit.

Megjithatë, Tuchel pa kualitete taktike te 29-vjeçari dhe beson se ai mund të jetë i përshtatshëm për një ekip që thërret për qëndrueshmëri në mbrojtje, ndërsa ata kërkojnë të fitojnë Ligën e Kampionëve./Indeksonline/