17:22 / E Diele, 24 Janar 2021 / C E

Bayerni bindshëm në krye, fundos Schalken

Bayern Munchen ka mposhtur Schalken me rezultat 0-4 në ndeshjen e javës së 18-të të Bundesligës.

Bavarezët bënë paraqitje shumë të mirë me Joshua Kimmich që realizoi tri asiste, shkruan Indeksonline.

Dy gola për Bayernin i shënoi Thomas Muller në minutat 33-të dhe 88-të dhe nga një Lewandowski në minutën e 54-të dhe Alaba në minutën e 90-të.

Bayerni mbetet në krye të tabelës me 42 pikë derisa Schalke po lufton për mbijetesë me 7 pikë në vendin e fundit. /IndeksOnline/