22:58 / E Mërkurë, 08 Dhjetor 2021 / AR

Bayerni e fundos Barcelonën në Europa Ligë

Bayern Munchen e ka konfirmuar sonte dominimin kundër Barcelonës viteve të fundit. Kampioni gjerman e ka mposhtur skuadrën katalunase me rezultat 3-0. Muller (31), Sane (43) dhe Musiala (62) ishin realizator në ndeshjen kryesore të Ligës së Kampionëve sonte

Barcelona nuk do të jetë pjesë e Ligës së Kampionëve për Vitin e Ri.

Skuadra katalunase është mposhtur sonte në Allianz Arena me rezultat të thellë 3-0 për ta konfirmuar kështu vetën lider të grupit E më 18 pikë nga 6 ndeshje të zhvilluara.

Rekordi i Bayernit në këtë grup të Ligës së Kampionëve ishte i dukshëm dhe ajo është skuadra e dytë që i fiton të gjitha ndeshjet në grup pas Livepool.

Pjesa e parë e kësaj ndeshje nisi më mirë për Barcelonën, ku skuadra e Xavit pati disa kundërzbritje të mira në drejtim të portës se Neuer.

Megjithatë Bayerni, ashtu si në ndeshjen e parë në Camp Nou i ndezi motorët pas minutës së 20-të.

Robert Lewandowski do të tregonte klasin e tij me një driblim që ia bëri Piques dhe pastaj kroson me të djathtën e tij në drejtim të Muller i cili shënon një gol të çuditshëm në minutën e 31-të të ndeshjes, shkruan GazetaExpress.