23:52 / E Mërkurë, 15 Maj 2019 / indeksADMonline

Bayerni gjen trajnerin e ardhshëm, është legjenda holandeze

Sipas asaj që shkruan “Bild”, Bayern Munich është duke menduar seriozisht për shkarkimin e trajnerit Niko Kovac.

Drejtuesit e klubit gjerman, sapo të mbyllet kampionati, ku i sheh ende jo të sigurt për titullin kampion, do të marrin vendimin më të rëndësishëm.

Pasuesi pritet të jetë Marc van Bommel, që mund të marrë vendin e kroatit. Holandezi, dikur ish-futbollist, është përfolur edhe për te Milani në vend të Gattusos.

Van Bommel drejton PSV Eindhoven, që sot ka humbur titullin në Holandë, ku e fitoi Ajax.

Image processed by CodeCarvings Piczard ### FREE Community Edition ### on 2018-06-22 15:16:44Z | http://piczard.com | http://codecarvings.com