75 Mall Live Search
10:54 / E Mërkurë, 04 Korrik 2018 / indeksADMonline

Bayerni kërkon yllin e Francës, ende nuk ka oferta për Vidalin, Boatengun dhe Thiagon!

Skuadra e Bayern Munchen pritet që gjatë këtij sezoni të bëjë revolucion.

Kampioni i Bundesligas është në kërkim të disa lojtarëve të rinj dhe të fuqishëm. Ana gjermane ka bërë ofertë për lojtarin e Kombëtares së Francës, Benjamin Pavard, shkruan IndeksOnline.

22-vjecari luan te Stuttgarti, por paraqitjet me Francën, i ka befasuar shumë klube europiane që kanë nisur “luftën” për ta siguruar mbrojtësin anësor.

Bayerni e dëshiron Pavardin, por duhet pritur derisa lojtari ta përfundoj Kampionatin Botëror, në mënyrë që të fillojnë negociatat.

Në anën tjetër, gazeta Bild, shkruan se ende nuk ka oferta për Artur Vidal, Jerome Boateng dhe Thiago Alcantara, që të tre priten të largohen nga “Allianz Arena”./IndeksOnline/