12:22 / E Mërkurë, 21 Mars 2018 / indeksADMonline

Së pari familja! Rudy nuk luan me Gjermaninë

Kombëtarja e Gjermanisë do të luaj dy miqësore gjatë muajit mars.

Kampionët botëror do të luajnë me Spanjën dhe Brazilin, por siç duket në këtë ndeshje do të mungoj Sebastian Rudy.

Mesfushori i Bayern Munchen mungoi në stërvitjen e fundit të gjermanëve, për shkak se po pret lindjen e gruas së tij, transmeton IndeksOnline.

Çifti, Elena dhe Rudy janë duke pritur lindjen e fëmijës së parë, prandaj Joachim Low ia ka dhënë dritën jeshile për të shkuar afër gruas.

Kujtojmë që ndeshja e parë e Gjermanisë luhet më 23 mars, kundër Spanjës, kurse më 27 mars kundër Brazilit./IndeksOnline/