16:26 / E Mërkurë, 26 Shtator 2018 / indeksADMonline

Bayerni po luan “shah” me James Rodriguez

James Rodriguez, i cili nuk luajti të martën në barazimin 1-1 mes Bayern Munich dhe Augsburg për ndeshjen e Bundesligës, është lajmi në shtypin gjerman. Gazeta “Sport Bild” flet për një “thriller” për të ardhmen e lojtarit, shkruan indeksonline.

James është i huazuar nga Madridi në Bayern deri në fund të sezonit dhe klubi gjerman ka opsionin e blerjes prej 42 milionë eurosh, i cili mund të jetë efektiv në çdo kohë. Sport Bild thekson se Jorge Mendes, përfaqësues i kolumbianit, do të takohet para janarit me drejtorët e klubit për të zgjidhur situatën.

Në parim ideja e të dyja palëve është arritja e një marrëveshjeje për mesfushorin që do të zotërohet nga kampioni i Bundesligës, ndonëse javorja nuk përjashton që klubi të blejë atë dhe pastaj ta vendosë në shitje për një vlerë më të lartë. Tregu anglez ka qenë gjithmonë i interesuar për ish-yllin e Real Madridit.

Në këtë sezon, James ka luajtur pesë ndeshje, dy si startues. Ai ka shënuar dy gola dhe ka dhënë një asist. Të premten e ardhshme do të jetë titullar kundër Hertha Berlinit në javën e gjashtë të Bundesligës, ndeshje që çon Bayern Munchen me 13 pikë. /IndeksOnline/