09:59 / E Premte, 09 Prill 2021 / OSH

Bazat ajrore të NATO-s që u përdorën gjatë bombardimit të Jugosllavisë

Në vitet 1908-1912, patriotët shqipëtarë e kishin orientuar Shqipërinë drejt perëndimit, ku kishim mbështetjen dhe ndihmën e Austro-Hungarisë dhe të Italisë, e padyshim më pas edhe të SHBA-së, derisa Gjermania ishte mbështetëse e tërthortë e vendit tonë sepse ajo mbështeste Austro-Hungarinë. Gjatë periudhës 1912-1989, ishte periudhë ogurzeze për mbarë Kombin Shqipëtar. Shqipëria ishte fundosur në ideologjinë komuniste, staliniste e kineze.

Shqipëtarët nën Jugosllavi, të indoktrinuar nga ideologji orientale, komuniste, jugosllaviste, titiste, turkofiliste, islamofile, nuk paraqiteshim fare si faktorë. Fatmirësisht pas Luftës së II Botërore, gjegjësisht në demostratat e mes viteve 60, ashtu edhe më të organizuara të viteve 80, e pastaj 90 të shekullit të shkuar, tregonin për rizgjimin kombëtar, të Shqipëtarëve nën ish-jugosllavi. Por edhe më e mira, ishte orientimi kombëtar drejt perëndimit, që çdonjëri nga ne besonim që mund ta arrinim Lirinë, Çlirimina dhe integrimin në strukturat Euro-atlantike.

Në sub-koshiencën e çdo qytetari shqipëtar, dihej që zgjidhja e problemit të Shqipëtarëve mund të vije vetëm nga Perëndimi gjegjësisht nga SHBA. Një diplomat tipik Shqipëtar, ishte Nënë Tereza, pasuar nga Imzot Nikë Prela dhe Mark Sopi, në aparencë të të cilëve pastaj do prijnë politikan të tjerë Shqipëtar. Serbia ishte mësuar me shfarosjen e Shqipëtarëve, me gjenocidin e viteve 1878-1912, e që t’ia paraqiste Europës perëndimore si luftë kundër turqëve, ashtu edhe në Luftën e I Botërore, pasuar me asimilimin, dëbimin dhe shpërnguljen për në Turqi në vitet 1927-1941, pastaj edhe në Luftën e II Botërore, njejtë edhe pas Luftës së II Botërore. Madje për fat të keq, Serbia ishte mësuar edhe me Luftërat e fundit në ish-jugosllavi, e sidomos në Bosnje dhe Hercegovinë. Por më Shqipëtarët nuk ishim turq dhe nuk e quanim veten turq, por ishim rizgjuar. SHBA ishte shteti vendimtar, që bindi anëtarët e NATO-s dhe guxoi të zgjidhte “nyjën gordiane në Gadishullin Ilirik”.