22:58 / E Mërkurë, 17 Prill 2019 / indeksADMonline

Bazuar tek cikli i Hënës, kur duhet dhe nuk duhet t’i presim flokët

Shumë njerëz besojnë se Hëna ka një forcë të padiskutueshme në jetën e njeriut. Kjo është arsyeja pse për shumë shekuj me radhë njerëzit janë bazuar në ciklin e saj kur merreshin me bujqësinë, si për shembull gjatë fazave të mbjelljes dhe vjeljes.

Sipas gojëdhënave, Hëna ndikon në bukurinë e femrës, më konkretisht në shëndetin e flokëve.

Por cilat janë momentet më të mira për të prerë flokët?

Para së gjithash duhet të dini që flokët duhen prerë 1-2 cm çdo 2-3 muaj, që të eliminohen majat dyshe, flokët e thatë dhe të djegur. Flokët janë njëlloj si bimët, nëse hiqni pjesën e dëmtuar ato do të rriten më të shëndetshëm dhe më të fortë.

Momenti më i mirë për të prerë flokët është gjatë Hënës së plotë, që përkon me ekuinoksin dhe solsticin e Hënës, ose siç thonë të moshuarit kur ajo është duke u mbushur. Prandaj nëse doni që flokët të rriten më shpejt, të jenë më të butë e të shndritshëm zgjidhni këtë moment për t’i shkurtuar.

Nga ana tjetër Hëna e re është moment më pak i përshtatshëm për të bërë çfarëdolloj ndryshimi me flokët, përkundrazi ata janë më të dobët dhe bien më shumë se zakonisht.

Nëse doni që ngjyra e flokëve të zgjasë në kohë, lyejini ato gjatë gjysmë-Hënës, sidomos gjatë paradites dhe pasdites. Mund të tingëllojë e pabesueshme, por në disa kultura, si në Japoni, gjatë Hënës së re këshillohet po ashtu të depiloheni.