20:57 / E Enjte, 02 Maj 2019 / indeksADMonline

BBC: Krimet e luftës në Libi u shpërndanë në rrjetet sociale

Një hulumtim i BBC në gjuhën arabe ka gjetur video-xhirime dhe fotot e krimeve të mundshme të luftës në Libi, njoftoi shërbimi publik britanik.

Materiali është gjetur në rrjetet sociale Facebook dhe YouTube, dhe aty mund të shihet se si luftëtarë të vetëshpallur dhe papranuar ndërkombëtarisht të Ushtrisë Kombëtare (LNA) përdhosin trupat e luftëtarëve dhe civilëve.

Disa materiale në rrjetet sociale ishin për më shumë se dy vjet dhe kanë pasur mbi 10.000 shikime.