15:43 / E Martë, 11 Shtator 2018 / indeksADMonline

BDI 17 vjet “intriga” me mediat shqipe!?

Nga Bexhet Musliju

Drejtor i Agjencisë së Lajmeve Zhurnal.mk

Lideri i Bashkimit Demokratik për Integrim në Maqedoni Ali Ahmeti sonte nga Tirana ka zgjedhur të i’u drejtohet opinionit shqiptar në Maqedoni ku më së shumti do të flet për referendumin e 30 shtatorit dhe përfitimet e shqiptarëve duke u antarësuar në NATO e BE.

Është e pakuptimt pse Kryetari i BDI-së ka gjetur që nga Tirana të i’u drejtohet opinionit shqiptar në Maqedoni kur kemi parasysh se në Shkup ka shumë mediume shqiptare ku ka mundur tu shpjegon shqiptarëve për gjithçka rreth referendumit dhe çështjeve aktuale politike përfshirë edhe rajonin.

Ose arsye tjetër që Ahmeti shkon në Tiranë për të iu drejtuar qytetarëve shqiptar të Maqedonisë është se kreu i BDI-së është i vetëdijshëm se partia e tij përplotë 17 vite në skenën politike dhe në pushtet asnjëherë nuk ka arritur që në ligjin për mediat të siguron trajstim të barabart mediave shqiptare me ato maqedonase, por kjo çështje ka mbetur në labirinthet e Qeverisë dhe asnjëherë nuk është realizuar.

BDI në disa fushata parazgjedhore ka bërë “intriga” dhe “mallëverzime” me mediumet shqiptare duke mos u përmbajtur në asnjë marrëveshje që kishte arritur me mediumet, dhe ndoshta kjo është arsye tjetër që Ahmeti sonte shqiptarëve të Maqedonisë iu drejtohet nga Tirana e jo nga Shkupi.

Për dallim nga Ali Ahmeti, partneri i tij në Qeveri e di rëndësinë e mediave në skenën politike, gjegjësisht fushata e LSDM-së për referendumin gjendet në të gjitha mediumet maqedonase, por fatkeqësisht vetëm në gjuhën maqedonase. Kjo fushatë është e një rëndësie kruciale për vendin ku do të përcaktohet e ardhmja europiane e vendit, në të cilën qytetarët do të kenë mundësi të reja për të përparuar për dallim nga e kaluara e izoluar.

Është fakt se mediat shqiptare gjatë qeverisjes së BDI-së gjithmonë kanë qenë në halle të mëdha. Jo në kuptimin se BDI duhet të financoj mediat, edhe pse kjo ka qenë praktikë te partitë maqedonase sepse ata si duket më shumë janë të vetëdijshëm për rëndësinë e mediumeve në Maqedoni.

Kujtojmë, se gjatë qeverisjes VMRO-BDI u mbyllën disa mediume sepse nuk patën mundësi të mbijetojnë sepse shteti nuk i ka përfillë dhe anashkaluar mediumet serioze shqipe. Prandaj sot kemi shumë portale që në opinion flitet se janë hapur nga BDI që plasojnë dezinformata, që shikojnë vetëm klikime vetëm për të mbuluar dështimet që kanë pasur në sferën e mediumeve.

Nuk ka të bëj me tendenca, por ne jemi mediumi i parë që shkruajti se izlezi.mk projekt i financuar nga Qeveria për referendumin i cili është vetëm në gjuhën maqedonase dhe jo në atë shqipe.

Ne çdoherë ka alarmuar për gjitha padrejtësistë që iu janë bërë mediueme shqiptare dhe gjithçka që ka të bëj kur janë në pyetje shqiptarët, dhe pikërisht për këtë kemi alarmuar edhe Qeverinë për ueb faqen zyrtare që ka lansuar vetëm në gjuhën maqedonase edhe pse Qeveria për referendum kërkon edhe votat e shqiptarëve në tërësi.

Por duke pasur parasysh këtë, këtu nuk mund të flitet për barazi që partia BDI çdoherë e ka promovuar në fushata parazgjedhore. Zv/Kryeministri Osmani ende nuk ka reaguar për gjithë këto alarmime që për çdo ditë adresohen në partinë BDI edhe problemet e mediumeve janë shumë të mëdha.

Qeveria e Kryeministrit Zaev ka blinduar mediat shqiptare duke stopuar reklamat që vijnë nga aktivitetet qeveritare. Nga qeveria patën theksuar se reklamat dhe marketingu i cili ekzistonte më parë, nuk do jetë më, e as materialet të cilat në të kaluarën janë interpretuar si një lloj propagande. Por në opinion përflitet se këto mjete partnerët e koalicionit ndajnë për partitë e tyre që ti shfrytëzojnë për fushata parazgjedhore dhe jo për mediumet.

Z.Ahmeti mjaftë më edhe me buxhetin që u takojnë, sepse nga e lartëpërmendura mund të dyshohet se ato mjete që parashihen për mediat shqiptare, funksionarët tuaj i kanë vë në dispozicion të partisë tuaj dhe jo atje ku duhet të shtrihen.

z.Ahmeti, politika në Maqedoni është bë partall, ka mbetë vetëm edhe ju të bëni portal

Zotëri Ahmeti, politika në Maqedoni është bë partall, ka mbetë vetëm edhe ju të bëni portal. Pse nuk bëni edhe ju një portal personal? Kanë bë, dega e BDI-së, Saraj, e Shkup, e Gostivar, e Kërçovë, filani e fallani. Të cilët më tepër shujajnë “Si e çmendi kunati-kunatën, ose si e tradhtoi plaku-plakën“. Keni mbetë vetëm ju më duket pa bë portal, që të jeni aktual. Bëjeni një portal kot e kot, që nuk e din çka ka ndodhë as në Tetovë, sot.

z.Ahmeti, të mos harrojmë se Prokuroria Speciale Publike e Katica Janevës dhe Fatime Fetaut për çdo ditë po ndriçon gjërat e errëta që kanë ndodhur nga viti 2006 e këndej. Në disa paraqitje të tyre  shumë qartë u pa se se sa miliona ka fituar Llatasi deri sa jeni ju në pushtet, ose më mirë të them, deri sa kishit zv/kryeministra të vdekur për së gjalli, për çështjen e halleve të mediave në vend.

Po e përsëris z.Ahmeti, deri sa jeni ju në pushtet! Mund të gjeni arsyetimet më të bukura që ekzistojnë në botë, mirëpo nuk mund ta ndryshoni realitetin se brengë më të madhe i keni pasur milionat e Llatasit e brekët e Ivonës, se sa fatin e mediumeve shqiptare.

Z. Ahmeti, dilni pak prej rrethit të lajkatarëve që ju kanë izoluar nga realiteti shqiptar, sa nuk është bë vonë. Do ta kuptoni se dhitë e Milenkos për ju kanë qenë më të rëndësishme se fati i mediumeve shqiptare, bashkë me të punësuarit në ato mediume. Kthejeni filmin mbrapa dhe kujtojeni sa mediume shqiptare janë mbyllur gjatë kësaj kohe që jeni ju në pushtet? Dhjetëra e dhjetëra miliona buxhetore janë derdhur në llogaritë e mediumeve maqedonase gjatë kësaj kohe. Pjesa më e madhe e këtyre milionave kanë shkuar për mediumet më antishqiptare. Madje kjo si duket ka qenë edhe kriter kryesor: Sa më antishqiptar të jetë mediumi, aq më shumë miliona ka fituar nga qeveria juaj. Duhet të mendoheni mirë pse ka ndodhur dhe si ka ndodhur kjo. Duhet të ndërmirrni masa që ta përmirësoni këtë padrejtësi. Kurse ju jo që nuk merrni masa për të përmirësuar padrejtësitë ndaj mediumeve shqiptare, por bëni të kundërtën!

Nuk ju mjafton që na keni dëmtuar financiarisht gjatë gjithë këtyre viteve, duke sponorizuar mediumet maqedonase, por tani keni shkuar një hap më tutje: për çdo ditë hapni portale e medium joserioze, përmes të cilave dëmtoni dhe nënçmoni punën e mediumeve serioze, që duke hequr të zitë e ullirit, kemi arritur të mbijetojmë. Në mungesë të arritjeve dhe sukseseve për t’i paraqitur para opinionit, ju tani po tentoni ta relativizoni informacionin në gjuhën shqipe, duke themeluar dhe duke sponzoruar për çdo ditë portale.

Strategjia e juaj është e qartë. Duke krijuar portale që plasojnë informacione joserioze, mundoheni të krijoni bindjen në opinion se gjithçka që plasohet në portalet dhe mediumet shqiptare shqipe është gënjeshtër dhe nuk ia vlen të besohet.

Z.Ahmeti, luftuat për të drejtat e shqitparëve, por për fat të keq, 17 vite më vonë, gjendja e shqiptareve është më keq se para 2001-shit. Nëse vazhdoni kështu, i nderuar, do t’i sillni shqiptarët në situatë të luftojnë kundër jush, ashtu sikurse luftuan në vitin 2001 kundër Lubço Georgievskit, Lube Boshkovskit e Johan Tarçullovskit.

Nga e gjithë kjo, z.Ahmeti a nuk ishte një vërejtje shumë e madhe për ju dhe partinë tuaj që në zgjedhjet e fundit parlamentare mbi 50 mijë vota shqiptare shkuan në partinë maqedonase LSDM.

A nuk është turp që në media shqiptare të shohim reklama në gjuhën maqedonase nga LSDM për referendumin?!