13:13 / E Mërkurë, 24 Janar 2018 / indeksADMonline

BE dënon këtë kompani me 997 milionë euro

Komisioni Evropian e ka dënuar kompaninë e famshme të prodhimeve të çipave, Qualcomm.

Komisioneri i BE për Konkurrencën, Margrethe Vestager njoftoi dënimin në një konferencë shtypi në Bruksel këtë mëngjes.

“Komisioni Evropian ka gjobitur Qualcomm me 997 milionë euro për abuzimin e dominimit të tregut. Kompania ka bërë veprime të paligjshme të cilat janë të ndaluara me rregullat e antitrustit në BE” thuhet në njoftim./Indeksonline/