12:58 / E Martë, 17 Tetor 2017 / indeksADMonline

BE e brengosur për mospunën e Kuvendit

Shefja e zyrës së BE-së në Kosovë, Nataliya Apostolova, është shprehur e shqetësuar për numrin e pakët të seancave të mbajtura në Kuvendin e Kosovës.

Ajo me këtë rast, ka thënë se kanë mbetur shumë ligje pa u miratuar në kuvend.

“Jemi të brengosur që parlamenti ka pasur një apo dy senaca. Ne kemi ligjet që janë gati që duhet dërguar në parlament për t’u votuar. Disa nga ligjet janë kruciale për reforma ekonomike”, ka deklaruar ajo në takimin e sotëm që po mban me përfaqësuesit e AAK-së.

Apostolova më tej, ka siguruar Kosovën se do ta ketë mbështetjen e Bashkimit Evropian në rrugëtimin e integrimit.

“Dëshira ime si përfaqësuese është që Kosova të mos mbetet pas në rrugën evropiane. Do të doja që ta shoh Kosovën të jetë përpara në procese”, ka shtuar ajo, transmeton zeri.

Me këtë rast, Apostolova ka kerkuar rezultate konkrete nga ana e Kosovës.