17:02 / E Martë, 10 Prill 2018 / indeksADMonline

BE: Formimi i Asociacionit në kuadër të ligjeve të Kosovës

Bashkësia e komunave serbe do të formohet në përputhje me ligjet e Kosovës, tha sot zëdhënësja e BE-së Maja Kocijançiq, shkruan Tanjug, transmeton Indeksonline.

Në Bruksel, është njoftuar se ekspertët do të ndihmojnë në hartimin e statutit të Asociacionit, që  do formohet nga Ekipi Drejtues i Prishtinës, i cili tashmë është aktivizuar./Indeksonline/