09:18 / E Mërkurë, 22 Gusht 2018

“BE-ja duhet ta ndalë Haradinajn”

Ministri i Mbrojtes së Serbisë, Aleksandar Vulin ka deklaruar se kërcënimet e Haradinajt me luftë  janë dëshmi e mjaftueshme që Kosova të mos ketë ushtri “dhe pse duhet të bëhet një caktim i qartë i kufijve në mes nesh dhe Shqipërisë së Madhe.

“Terroristët e padënuar ëndërrojnë të përsërisin krimet e tyre dhe të fshehin veten pas vendeve të mëdha perëndimore në mënyrë që të shmangin dënimin dhe humbjen”, tha Vulin si kundëpërgjigje ndaj deklaratave  të reja të Haradinajt për luftë.

Ai tha se Serbia nuk do të hyjë në luftëra, nuk do të shkaktojë konflikte, por do të mbrojë interesat e saj dhe popullin e saj.

“Bashkimi Evropian duhet të ndalë Haradinajn dhe, në interesin e vet, të parandalojë konfliktet dhe destabilizimin në Ballkan. Fillimi përfundimtar i punës së gjykatës së OKB-së për krimet e luftës dhe ngritja e aktakuzave për kriminelët e UÇK-së do të ishte një rrugë drejt stabilizimit dhe pajtimit “, tha ai.

Temat: