08:30 / E Shtunë, 30 Shtator 2023 / Gj. Sh

BE jep 81 miliardë euro ndihmë për Ukrainën që nga fillimi i konfliktit

Bashkimi Europian ka dhënë 81 miliardë euro  ndihmë për Ukrainën që nga fillimi i konfliktit Rusi-Ukrainë, njoftoi Presidentja e Komisionit Ursula von der Leyen.

Sipas raportit, shuma përfshin mbështetje financiare dhe ndihmë ushtarake dhe humanitare. Që nga fillimi i këtij viti, Ukraina ka marrë 13.5 miliardë euro ndihmë makro-financiare nga BE-ja, sipas Ministrisë së Financave të Ukrainës.

Konflikti Rusi-Ukrainë filloi në shkurt të vitit 2022.