12:41 / E Premte, 28 Qershor 2019 / indeksADMonline

BE: Nuk firmosim deklaratën finale nëse bie ndesh për çështjen klimetike

Bashkimi Europian kërcënoi me bllokimin e deklaratës finale të G20-ës, nëse ajo bie ndesh me premtimet e mëparshme mbi ndryshimet klimatike, sipas presidentit të Komisionit Europian, Jean-Claude Juncker.

“Mendoj se kemi nevojë për një deklaratë të fortë mbi ndryshimet klimatike”, u shpreh Juncker para pak kohe përpara samitit duke shtuar se ai nuk mund të pranonte një tërheqje nga çështja e klimës, e mbështetur në samitin e G20-ës në Buenos Aires.

Juncker gjithashtu theksoi rëndësinë e mbështetjes së rendit global bazuar në rregulla, në një mesazh të mbështetur edhe nga presidenti i Këshillit Europian, Donald Tusk.

“Faza globale nuk mund të bëhet arenë ku më të fortët diktojnë kushtet e tyre për të dobëtit, ku egoizmi do të dominojë mbi solidaritetin dhe ku emocionet nacionaliste do të dominojnë mbi qëllimet e përbashkëta”, tha Tusk.