18:48 / E Mërkurë, 21 Nëntor 2018 / indeksADMonline

BE së shpejti me një reagim për rritjen e taksës

Komisioni Evropian ka njoftuar se së shpejti pritet përgjigja e Bashkimit Evropian për vendimin e Qeverisë së Kosovës për vendosjen e taksës 100% ndaj produkteve serbe dhe atyre të Bosnje Hercegovinës.

“Bashkimi Evropian po punon për një reagim ndaj vendimit të qeverisë së Kosovës për të rritur taksën mbi produktet serbe në 100%”, është thënë në një përgjigje për Tanjug, transmeton Indeksonline.

Ndryshe Qeveria e Kosovës në mënyrë unanime ka vendosur sot taksën 100% ndaj produkteve të Serbisë dhe Bosnje Hercegovinës.

Ndryshe me 6 nëntor, BE kishte reaguar ndaj autoriteteve të Kosovës duke kërkuar që të shpjegojnë vendimin për rritjen e taksës në 10%.

“Këto vendime janë shkelje e qartë e detyrimeve të Kosovës në kuadër të CEFTA-s. BE pret që Kosova, aktualisht kryesuese e CEFTA-s, të përafrohet plotësisht me heqjen e saj dhe t’i anulojë këto masa”, ka thënë ditë më parë zëdhënësja e BE-së, Maja Kocijnaciq.

Ndryshe Shefja e Diplomacisë së BE-së, Federica Mogherini deklaroi se Kosova dhe Serbia duhet siguruar kushte të favorshme për dialog duke u përmbajtur nga veprime dhe masa që janë në kundërshtim me frymën e normalizimit.

Ndryshe vendimi për vendosjen e taksës 100% është mirëpritur nga qytetarë te Kosovës, duke u parë si një vendim i cili duhej të merrej shumë më parë./Indeksonline/