15:35 / E Martë, 19 Tetor 2021 / OSH

BE të thellojë sanksionet ndaj Bjellorusisë

Situata në kufirin Poloni-Bjellorusi, çdo ditë e më shumë po tensionohet.

Siç raporton prestigjiozja Reuters, rreth 6000 ushtarë janë duke mbrojtur kufirin me Bjelloruisnë për të rritur sigurinë dhe parandaluar kalimin ilegal të migrantëve.

Sipas Mbrojtjes së Kufirit, vetëm gjatë ditës së djeshme kanë qenë 612 tentativa për të kaluar kufirin ilegalisht.

Kështu, Polonia ka deklaruar gjendje emergjente mbarështetërore si dhe ka nisur planifikimin e menjëhershëm të ndërtimit të murit kufitar kundrejt Bjellorusisë.

BE, më 24 qershor, ka vënë sanksione ekonomike ndaj Bjellorusisë, pasi kjo e fundit ka bërë shkelje masive të të drejtave të njeriut, demokracisë, fjalës së lirë, si dhe represion masiv ndaj gazetarëve.

Këto sanksione, BE po planifikon t’i shtrengojë edhe më shumë, duke i vënë vijë te kuqe fluturimeve që dalin nga Bjellorusia, pasi kjo e fundit ka transportuar ilegalisht migrantë nga Iraku.

BE është duke e vënë në konsideratë ndalimin e bashkëpunimit mes kompanive evropiane më kompaninë kombëtare të fluturimit në Bjellorusi, “Belavia”.

Kërkesë për veprim sa më të shpejtë janë duke bërë edhe shtetet anëtare të BE-së, sidmos Gjermania, e cila është bërë destinacion i migruesve ilegalë bjellorusë.