75 Mall Live Search
11:36 / E Shtunë, 19 Shtator 2020 / indeksADMonline

“Beach Vollej” – Kosova mposhtë Turqinë dhe radhitet në top 16 skuadrat më të mira në Evropë

Kosova arriti ta mund Turqinë dhe hyn në 16 ekipet më të mirë në Evropë

Kombëtarja U-18 e Kosovës në “Beach Vollej”, konkurrenca e vajzave, ka vazhduar me suksese në Kampionatin Evropian U-18, që po mbahet në Izmir të Turqisë.

Vashat tona, Melirona Avdullahu dhe Yllka Jashari sot mposhtën Turqinë U-18, 2:0 në sete (21:13 dhe 21:15).

Me këtë fitore, ato hynë në mesin e 16 kombëtareve më të mira në Evropë, sukses ky më i madhi ndonjëherë në këtë garë.