13:39 / E Premte, 22 Qershor 2018 / indeksADMonline

Bebe Rexha lanson albumin e parë debutues (Foto)

Ashtu siç edhe e kishte paralajmëruar, këngëtarja shqiptare me famë botërore Bebe Rexha sot ka lansuar albumin e saj debutues ‘Expectation’.

Këtë Bebe e bëri të ditur përmes një instastory të postuar në llogarinë e saj Instagram.


Pjesë e albumit janë edhe hitet e këngëtarës si ‘I Got You’, ‘Meant to Be’, ‘Ferrari’ etj.

Ndryshe këngëtarja kur ka folur për këtë projekt ka thënë se këto këngë janë pjesë e frymëzimit të saj./Indeksonline/