08:21 / E Shtunë, 19 Tetor 2019 / indeksADMonline

Bebe Rexha performanc fantastike në emisionin e njohur amerikan ‘The Ellen Show’

Bebe Rexha ka dhuruar një tjetër performancë fantastike.

Këtë herë këngëtarja me prejardhje shqiptare ka performuar në një nga emisionet më të ndjekura në botë ‘The Ellen Show’, shkruan Indeksonline.

30 vjeçarja dhuroi emocion me interpertimin ‘live’ të këngës You Can’t Stop The Girl” e cila është kolona zanore e filmit më të ri  “Maleficent 2”.

“Unë gjithmonë kam dashur të bëj një shfaqje solo në The Ellen Show, dhe jam duke e bërë atë për një këngë fuqizuese, ishte e mahnitshme. Jam shumë mirënjohëse”, ka shkruar Bebe Rexha përkrah fotos nga performanca në show.

Performanca e Bebes tashmë është hedhur edhe në kanalin ‘Youtube’./Indeksonline/