18:39 / E Martë, 01 Shtator 2020 / C E

Beckham kontakton Higuainin, e kërkon në MLS

Pronari i Inter Miami, David Beckham, ka kontaktuar me sulmuesin e skuadrës së Juventusit, Gonzalo Higuain.

 Sipas Calcio Mercato, ish mesfushori i Anglisë i ka kërkuar argjentinasit transferimin te skuadra e tij në MLS.

Ish ylli i futbollit europian është shumë i interesuar për transferimin e sulmuesit argjentinas mirëpo problemi kryesor qëndron tek paga e lartë e tij.

Higuain aktualisht përfiton diku rreth 7,5 milionë euro në sezon dhe Andrea Pirlo ja ka bërë të qartë se ai më nuk bën pjesë në planet e tij për sezonin e ardhshëm.

Juventus është duke e kërkuar Suarezin për ta zënë vendin e tij te Juventus. /IndeksOnline/