00:16 / E Enjte, 28 Maj 2020 / indeksADMonline

Bedri Istrefi konfirmon akuzat e Thaçit: Kurti, Sveçla e Abazi shkuan në dhomën e përgjimeve

Ish-kryeshefi i PTK-së, Bedri Istrefi ka thënë se deklarata e presidentit Thaçi se Kurti, Sveçla e Abazi kanë shkuar në dhomën e përgjimeve në PTK është e saktë.

Në një intervistë për Klan Kosovën, Istrefi ka thënë se tre kryeministri, zëvëndëskryeministri dhe ministri kanë shkuar në dhomën e përgjimeve të PTK-së dhe janë ndalur kamerat e vizitës.

Istrefi i ka bërë thirrje prokurorisë që të hetojë rastin ngase sipas tij me këtë veprim është cënuar siguria dhe privatësia e çdo qytetari në Kosovë.

Ai ka thënë se në dhomën e përgjimeve në PTK ekziston një server nga i cili fshihen biseda dhe të njëjtat mund të barten me nje USB tek secili person. Sipas Istrefit, në atë dhomë nuk ka të drejt të futet asnjë person pa urdhërin e Prokurorisë. /Indeksonline/