11:01 / E Premte, 19 Gusht 2022 / A. M.

Beerfest Kosova’22 fillon sonte

Sonte fillon fesivali ‘Beerfest’’, ky festival do të mbahet me datat 19,20 dhe 21 gusht në parkingun mbrapa Pallatit të Rinisë në Prishtinë.

“Përveç shumë birrave, pijeve tjera dhe ushqimit adhuruesit e Beerfest do të kenë mundësi të argëtohen me një program fantastik me emra të shquar të estradës tonë dhe DJ me famë ndërkombëtare. Në mesin e shumë artistëve që do të përformojnë janë: MC Kresha, Lyrical son, Minatori, Melinda Ademi, Xuxi, DJ Caboo, David Dreshaj, Lore, Yon Idy, Telikput, M.O.M, Bigbby, Nonejm e shumë të tjerë”, thuhet në komunikatën e tyre.

Berfest Kosova këtë edicion do të ketë 17 birra të brendeve vendore dhe ndërkombëtare.

Brendet vendore janë: Prishtina, Peja,Morea, Sabaja, Illyrian Castle.

Brendet ndërkombëtare janë: Tuborg, Heineken, Nastro, Somersby etj.

Përvec birrave do të ketë edhe pije dhe ushqime të tjera /IndeksOnline/