Befasi e dorës së parë, Dallku merr sot drejtimin e skuadrës nga Liga e Parë

Armend Dallku është trajneri i ri i skuadrës së Dukagjinit të Klinës.
Pas largimit nga Prishtina, ish-mbrojtësi i Shqipërisë, do të drejtojë skuadrën nga Liga e Parë.
Lajmin e ka konfirmuar vetë skuadra e Dukagjinit përmes një postimi në rrjetet sociale.
Ky është njoftimi i klubit:
Klinë 09 tetor 2020
Dallku nga sot merr timonin e skuadres së Dukagjinit!
Pas largimit të trajnerit klinas Severin Elezaj, klubi tashmë ka arritur akordin me ish-trajnerin e FC Prishtinës zt. Armend Dallku i cili do ta drejtojë skuadren tonë deri në fund të këtij sezoni. Pjesë e shtabit teknik të Dallku do të jetë edhe ish-trajneri kondicional të FC Prishtina, Artan Luzi.
Klubi u uron mirëseardhje dhe suksese në sfidat e përbashkëta.
Na priftë e mbara!