08:43 / E Diele, 23 Shkurt 2020 / indeksADMonline

Befasi, Klitschko i gëzohet fitores së Furyt

Tayson Fury doli fitues në meqin kundër Deontay Wilder që mori vëmendjen e gjithë botës.

Boksieri britanik arriti që në raundin e shtatë ta mbyllë ndeshjen me nokaut teknik, transmeton Indeksonline.

Pas kësaj ndeshje, reagoi edhe ish-kampioni i botës, Wladimir Klitscho. Ai postoi në Twitter dy emoji që tregonte se iu gëzua fitores së Furyt.

Vlen të kujtojmë që Fury dhe Klitschko në të kaluarën kanë qenë rival të mëdhenj./Indeksonline/