20:30 / E Hënë, 31 Maj 2021 / OSH

Befasi, Manchester City kërkon shërbimet e Sergi Robertos

Lojtari spanjoll, Sergi Roberto mund të ndryshoj ambient në merkaton verore.

Tek Barcelona duan ta shesin atë pasi nuk e shohin më të nevojshëm në klub, transmeton Indeksonline.

Sipas mediumit “Sport”, Roberto po kërkohet nga Manchester City.

Klubi anglez besohet se ka shprehur interesim për transferimin e Robertos.

Katalunasit duan t’i ofrojnë vetëm një vit zgjatje kontrate Robertos dhe të ia ulin pagën.

Kjo nuk i ka pëlqyer spanjollit që ka filluar të mendoj për largimin nga klubi./Indeksonline/