75 Mall Live Search
15:42 / E Hënë, 11 Mars 2024 / LB

Befasi në Ligën e Parë, mposhten liderët

Ndodhi befasia në Ligën e Parë, mposhtet lideri i deritanshëm i grupit A, Suhareka nga Vëllaznimi me rezultat 0-1.

Goli i vetëm i ndeshjes u shënua nga Qemail Elshani, i cili shënoi në minutën e 77-të, shkruan IndeksOnline.

Kjo është humbja e 6-të për Suharekën, por klubi ende është në garë për tu ngjitur në elitën e futbollit kosovar./IndeksOnline/