22:57 / E Premte, 17 Gusht 2018 / indeksADMonline

Befasia e Brazilit në listën e lojtarëve të ftuar për miqësoret e ardhshme

Mesfushori i Manchester Unitedit, Andreas Pereira ka shkaktuar dyshime rreth të ardhmes së tij internacionale, teksa sot është ftuar nga Brazili.

22-vjeçari ka lindur në Belgjikë, por babai i tij është brazilian. Pereira ka bërë 27 paraqitje për grupmoshat, U-17 para se të lëvizte drejt Brazilit në vitin 2014.

Që prej atëherë, ai ka luajtur 8 herë për grupmoshat, U-20, si dhe është ftuar njëherë për U-23.

Mesfushori ofanziv së fundmi ka qenë i huazuar jashtë Man Unitedit, ku sezonin e kaluar u huazua te Valencia, por ai e impresionoi tani Jose Mourinhon në turneun para-sezonal, transmeton IndeksOnline.

Man Utd midfielder Andreas Pereira gets first senior Brazil call-up despite Belgium ties

Kështu që ai e ka fituar besimin e trajnerit portugez për sezonin e ri, teksa ai startoi në ndeshjen ndaj Leicester Cityt në javën hapëse.

Brazili do të përballet me SHBA-të dhe El Salvadorin muajin e ardhshëm dhe pasi Gabriel Jesus dhe Fernandinho nuk janë ftuar, Pereira do të jetë pjesë e eksperimenteve të Tites në formacion.

Sulmuesi i Flamengos, Lucas Paqueta gjithashtu është ftuar, gjithashtu edhe Fabinho i Liverpoolit.

Deri sot, ka qenë e paqartë se cilën Kombëtare do ta përfaqësojë Pereira, derisa Roberto Martinez ka qenë i interesuar ta marrë te Kombëtarja belge./IndeksOnline/