22:52 / E Enjte, 21 Janar 2021 / Blerim

Befasohet Liverpooli | Burnley ia shkakton humbjen e parë në ‘Anfield’ pas katër vitesh!

Tashmë ka përfunduar takimi ndërmjet Liverpoolit dhe Burnley, duel ky në kuadër të xhiros së 18’të në Premierligë.

Burnley,  falë një penalltie në minutën e 83’të të takimit, e që e realizoi bukur, Barnes, e ka mposhtur Liverpoolin e Klopp me rezultatin final në 0:1, shkruan IndeksOnline

Kujtojmë se skuadra e Liverpoolit nuk kishte humbur në ‘Anfield’ për më shumë se katër vite, e këtë rekord e prishi sonte skuadra e Burnleyt.