Befason ariu, ecën me dy këmbë!
Policia në Kaliforni u befasua kur një arushë u ngrit në dy këmbë, hapi derën e objektit dhe u fut brenda sikur punonte aty.
“Patëm një vizitor të papritur mbrëmë në zyrë” u shpreh Donner Pass oficer i policisë në Facebook.
Pamje janë filmuar gjithashtu dhe në një parking, shitjesh automjetesh në Truckee, pranë liqenit Tahoe.
Shërbimi Pyjor i Shteteve të Bashkuara, u shpreh se arinjtë në këtë kohë kërkojnë ushqim dhe për këtë arsye dhe largohen nëpër zona të banuara pasi ata po përgatiten për letargji.