20:47 / E Martë, 13 Nëntor 2018 / indeksADMonline

E pazakontë, ariu frikësohet nga gjuetari dhe hipën në lis

Një ngjarje e pazakontë ka ndodhur ditë më parë në Alberta të Kanadasë. Ariu që në rrethana të zakonshme është më e fortë se gjuetari, në këtë rast doli ndryshe.

Në këtë video shihet se si ariu frikësohet nga gjuetari dhe hipën në lis, shkruan DailyMail, transmeton Indeksonline.

Gjuetari i bën thirrje atij të zbres në tokë dhe mos të frikësohet, duke e lutur miqësisht.

Ai madje i thotë se për këtë çështje kanë biseduar javën e kaluar dhe nuk ka pse të qëndroj në pemë, por të zbres në tokë. /Indeksonline/