20:12 / E Martë, 20 Tetor 2020 / C E

Befason Chelsea, përfshin Chehun në listën e Premierligës

Chelsea ka publikuar listën me 25 lojtarët që do të përdorën gjatë sezonit 2020-21 në Premierligë.

Në mesin e tyre, Frank Lampard ka shkruar edhe emrin e portierit legjendar, Petr Cech.

Çeku është përfshirë në listë si portier emergjent duke e parë se sezoni është shumë i ngjeshur dhe shpesh herë është pasuar me lëndime.

38 vjeçari ka qenë pjesë e Chelseas për 11 vite (2004-15) ku e ka fituar titullin e Ligës së Kampionëve. /IndeksOnline/