75 Mall Live Search
23:18 / E Mërkurë, 04 Prill 2018 / indeksADMonline

Befason Guardiola: Mund të kualifikohemi

Manchester City është mposhtur 3-0 nga Liverpooli në ndeshjen çerekfinale të Ligës së Kampionëve.

Edhe për kundër rezultatit negativ, trajneri i Cityt nuk i ka humbur shpresat dhe beson se do të rikthej gjithçka në ndeshjen e ardhshme.

“Ne nuk krijuam mundësi të qarta, sepse ata mbroheshin thellë. Kishim nevojë për një gol, por nuk mund ta shënonim”,ka thënë Guardiola.

“Askush nuk beson se do të kalojmë. Ne do ta bindim veten nesër”, shtoi spanjolli.

“Unë besoj shumë në ekipin tim. Ata më kanë treguar shumë gjëra të mira gjatë sezonit. Kemi 90 minuta në dispozicion dhe ne do ta provojmë”, përfundoi Pep.

Ndeshja e kthimit luhet me 10 prill në Ettihad stadium. /IndeksOnline/