11:25 / E Diele, 09 Dhjetor 2018 / indeksADMonline

Pas humbjes nga Chelsea, Pep tallet me Man Unitedin

Chelsea u bë skuadra e parë që e mposhtë Man Cityn në Premier League.

Skuadra e Maurizio Sarrit ia doli ta mposhtë Man Cityn me rezultat, 2-0 në ”Stamford Bridge”, me golat e N’Golo Kante dhe David Luiz.

Dhe ky rezultat ia mundësoi Liverpoolit vendin e parë, skuadër e cila mposhti Bournemouthin, 4-0 dhe ka 42 pikë të grumbulluara.

Man City ka 41 pikë, derisa Chelsea (34), renditet në vendin e katërt pas Tottenahmit (36), transmeton IndeksOnline.

Pas ndeshjes, Pep Guardiola u tallë me Man Unitedit në intervistën e tij për shtyp.

”Ne jemi në dhjetor. Nëse më tregoni mua se Liverpooli mund ta fitojë titullin, unë do të them ‘po”.

”Nëse më thoni se të njejtat gjasa i ka edhe Tottenhami, Chelsea apo Arsenali, unë do ë them ‘po”, u shpreh Guardiola.

Natyrisht, se Guardiolës nuk i ra në mendje Man Unitedi si pretendent potencial për titullin./IndkesOnline/