16:41 / E Martë, 11 Dhjetor 2018 / indeksADMonline

Guardiola në hall, i mungojnë katër futbollist kryesorë

Manchester City do të luaj kundër Hoffenheimit në ndeshjen e xhiros së fundit të fazës së grupeve të Ligës së Kampionëve.

Përpara ndeshjes së të mërkurës, Pep Guardiola ka dhënë një përditësim të lëndimeve për disa prej lojtarëve të tij, shkruan Indeksonline.

David Silva pësoi një dëmtim në humbjen e Man City kundër Chelseas gjatë fundjavës.

Guardiola ka zbuluar që spanjolli do të jetë jashtë për disa javë, që do të thotë se do të humbasë përplasjen me Hoffenheim dhe ndeshjen e ligës kundër Evertonit.

Sergio Aguero ka humbur ndeshjet e fundit të City-ut dhe gjithashtu nuk do të luaj të mërkurën. Edhe pse Aguero mund të kthehet në kohë për ndeshjen e Cityt ndaj Evertonit këtë fundjavë.

Kevin De Bruyne dhe Danilo gjithashtu do të humbasin ndeshjen e së mërkurës. /IndeksOnline/