75 Mall Live Search
23:53 / E Diele, 04 Gusht 2024 / Gj. Sh

Befason Ismet Munishi, merr një vendim të papritur

Ismet Munishi është një nga emrat më të përfolur në futbollin kosovar.

Ai aktualisht është trajner i skuadrës së Dukagjinit, derisa vitet e fundit ishte prezent si analist në disa televizione të ndryshme, shkruan IndeksOnline.

Por Munishi së fundi ka marrë një vendim të paptitur, duke thënë se ka vendosur të qëndrojë larg mediave për një kohë.

Në një intervistë për Kanal10, Munishi ka thënë do të përkushtohet në punën si trajner te skuadra e Dukagjinit dhe do të jetë larg mediave, duke e cilësuar si vendim personal, pasi paraqitja në televizione i harxhon shumë energji./IndeksOnline/