23:59 / E Martë, 18 Qershor 2019 / indeksADMonline

Befason Milani, kërkon futbollistin e Stutgardit

Milani edhe nuk ka zyrtarizuar trajnerin e ri derisa është duke bërë llogaritë për merkaton.

Derisa pret një përgjigje nga UEFA për Fair Playn Financiar, Maldini ka kthyer sytë nga talenti i Stutgard Ozan Kabak.

Gjermanët e blenë atë nga Galatasaray për 11 milionë euro derisa klauzola e lirimit të tij është 15 milionë euro.

Di Mazio raporton se rosonerët tashmë kanë kontaktuar agjentin e lojtarit për të pyetur rreth situatës së tij.

19 vjeçari turk u transferua në Bundesligë në janar dhe që atëherë ka zhvilluar 15 ndeshje dhe ka shënuar 3 gola. /IndeksOnline/