16:39 / E Premte, 11 Maj 2018 / indeksADMonline

Befason Pep Guardiola, tregon se sa nënshkrime do t’i bëjë në verë

Pep Guardiola i ka mohuar shkrimet në media se Manchester City do të bëjë shumë blerje në verë. Trajneri spanjoll ka thënë se maksimumi që mund të ketë blerjë në City do të jenë dy lojtarë.

“Do të bëjmë një ose më së shumti dy blerje. Nuk kemi nevojë për më shumë. Nuk mendoj se Kun Aguero do të largohet. Do të mbajmë bazën e skuadrës. Kemi krijuar një ekip të komponuar dhe të tillë do ta mbajmë. Këta djemë kanë arritur 18 fitore në Premierligë që na kanë mundësuar të jemi kampionë” ka thënë Guardiola./Indeksonline/