75 Mall Live Search
22:00 / E Premte, 01 Nëntor 2019 / indeksADMonline

Befason presidenti i Realit me opsionin e tij për zëvendësimin e Zidane

Edhe pse Zinedine Zidane është shprehur i bindur se nuk do ta largojnë nga posti i trajnerit të Real Madridit, pasi që atij i është ofruar mbështetje edhe nga Sergio Ramos dhe disa lojtarë të tjerë, prap janë duke u menduar trajnerët që mund të zëvendësojnë atë.

Jose Mourinho raportohet se do të ishte zgjedhja e parë pasi që ai admirohet nga presidenti Perez, mirëpo disa lojtarë të Real Madridit nuk e dëshirojnë atë si trajnerë në këtë skuadër, transmeton Indeksonline.

Andaj për të mos krijuar pakënaqësi në klub, raportohet se Perez e ka menduar ish trajnerin e Juventusit, Massimiliano Allegrin si një alternativë për zëvendësimin e Zidane.

Allegri ka mbetur pa klub që kur e la Juventusin, mirëpo mendohet se ai nuk do të ketë sukses te Real Madridi për shkak që Allegri luan më shumë në mbrojtje andaj taktikat e tij nuk do të funksionojnë në Real Madrid, por për të si opsion mbetet edhe Arsenali, klub ky i interesuar gjithashtu për Allegrin./Indeksonline/.