14:02 / E Premte, 02 Shkurt 2018 / indeksADMonline

Begaj: Zona ku janë vrarë Selman Binishi dhe Ramiz Hoxha ka qenë zonë e pakontrolluar nga UÇK

Kryetari i komunës se Malishevës, Ragip Begaj ka dëshmuar në rastin e njohur si rasti i Bellanicës.

Begaj gjatë marrjes në pyetje ka thënë se vendi ku janë vrarë Selman Binishi dhe Ramiz Hoxha ka qenë rrugë e pakontrolluar nga UÇK.

Ai ka thënë se në atë rrugë ka pasur hyrje dalje të pakontrolluara. Më tutje në dëshminë e tij para trupit gjykues Begaj ka thënë se nuk e dinë motivin e vrasjes se tyre.

Begaj i cili ka qenë një nga udhëheqësit e asaj zonë ka thënë se pas rënies se njësitit ‘Lumi’ ajo zonë ka qenë e pakontrolluar, raporton ‘Indeksonline’.

Në këtë rast Fatmir Limaj nuk akuzohet direkt. Por, akuzohet se nuk ka ndërmarrë masat e nevojshme për zbardhjen e këtij rasti. Më herët në këtë seancë ka dëshmuar ish zëdhënësi i UCK-së, Jakup Krasniqi./Indeksonline/