13:19 / E Martë, 13 Qershor 2023 / B O

Begolli largohet nga Ferronikeli, ky është njoftimi i tij

Granit Begolli është larguar nga Ferronikeli, skuadër të cilën arriti ta rikthej në Superligë pak ditë më parë.

Trajneri i njohur ka njoftuar se kishte mundësinë e vazhdimit të kontratës me Niklin, por që ka zgjedhur opsionin e largimit.

“Dua t’iu njoftoj që nga sot nuk do të jem pjesë e Feronikelit 74′. Unë kam vendosur që të largohem nga klubi pavarësisht se klubi më ofroi mundsinë që unë ta drejtojë skuadrën në Superligë. Falenderoj Kryetarin e Komunës, z.Ramiz Lladrovcin për përkrahjen gjatë gjithë sezonit, presidentin Erlind Krasniqi për mundësinë që unë të drejtojë klubin drejt Superligës, ku së bashku arritëm objektivin pas një sezoni me shumë vështirësi. Faleminderit poashtu tifozëve për përkrahjen gjatë gjithë sezonit. Falenderoj stafin për punën e madhe dhe të gjithë njerëzit tjerë që punuan në klub. Falenderoj kapitenin Lapidar Lladrovci dhe te gjithë futbollistët për super sezonen që kalum së bashku” shkruan Begolli në njoftim./Indeksonline/