75 Mall Live Search
09:43 / E Martë, 06 Shkurt 2018 / indeksADMonline

Bëhen “llom” me boksa hekuri e shkopa druri – dy persona në arrati

Në Orllan të Podujevës janë rrahur katër persona mes vete duke përdorur mjete të forta si shkop druri dhe boks hekuri.

Ata kishin marrë trajtim mjekësor në QKUK. Policia ka rritur të kapë dy të dyshuar, por dy të tjerë janë në arrati, transmeton Indeksonline.

“Fshati Orllan, Podujevë 05.02.2018 – 11:30. Raportohet se katër të dyshuar meshkuj K/shqiptarë kanë sulmuar me mjete të forta (shkop druri, boks të metalit) dy viktimat meshkuj K/shqiptarë. Të dyshuarit dhe viktimat janë dërguar në QKUK për tretman mjekësor. Njësia policore ka arrestuar dy të dyshuar dhe me urdhër të prokurorit janë dërguar në mbajtje, ndërsa dy të tjerë gjenden në arrati”, thuhët në raportin e policisë./Indeksonline/