Bëhet e ditur gjendja e Demit pasi përfundoi në spital për shkak të mbidozës
Demi Lavato është në gjendje stabile dhe po rimerr vetën, kështu kanë thënë për media njerëzit e afërt me Demin.
Ky reagim vjen pasi që dolën lajmet që Demi është në spital në Los Angelos, pasi që ishte gjetur e alivanosur në shtëpinë e saj në Hollywood Hills për shkak të mbidozës.
Mirëpo përdorimin e drogës po e mohojnë miqtë e saj, të cilët kanë dhënë se nuk është gjetur drogë në shtëpinë ku gjendej Demi.
Ndryshe, detaje më të hollësishme lidhur me të nuk jepen./Indeksonline/